MAGAZINË /

'Një realitet i sajuar, falso', Sara Kolami ndan për herë të parë përvojën e saj nga BBVK

E ftuar së fundmi në emisionin “Shoqet”, Sara u ndal te qëndrimi i saj në reality show, duke e përshkruar atë si një udhëtim me ndikim të madh në zhvillimin e saj personal.

Shkruar nga Versus
'Një realitet i sajuar, falso', Sara Kolami ndan për
Sara Kolami

Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Sara Kolami, ka folur për herë të parë rreth përvojës së saj në shtëpinë më të komentuar në Kosovë.

E ftuar së fundmi në emisionin “Shoqet”, Sara u ndal te qëndrimi i saj në reality show, duke e përshkruar atë si një udhëtim me ndikim të madh në zhvillimin e saj personal.

 “Sara hyri aty për të treguar veten e saj. Më pëlqeu ajo që gjeta brenda meje. Zbulova veten time dhe jam shumë e kënaqur për gjithë eksperiencën, si dhe për njerëzit që takova gjatë rrugës,” u shpreh Sara.

Ndër të tjera shtoi: "Tek pjesa personale kuptova shumë për veten time, sepse aty nuk ishim në rrethana normale, por në një realitet të sajuar, falso. Studioja njerëzit, mësova si t’i ç’armatizoj dhe nuk iu dhashë kurrë kënaqësinë që të dilja jashtë vetes!"

Poll