MAGAZINË /

"Nuk do dilja kurrë me dikë që punon llaç e tulla", ish-banorja e BBVIP: Kam arritur një lloj standarti

Ajo tha se nuk mund të binte në dashuri me një person të tillë pasi bëjnë dy jetë krejt të ndryshme.

Shkruar nga Versus

"Nuk do dilja kurrë me dikë që punon llaç e

Ish-banorja e Big Brother VIP, Vivien Thano ka qenë e ftuar në “Live from Tirana” ku foli për jetën e saj personale, për ndarjen nga reperi Getinjo e shumë gjëra të tjera. Por nuk u shpëtoi pyetjeve që kanë të bëjnë me jetën personale, meqë është deklaruar deri më tani beqare.

“A do të lidheshe me një person që nuk ka kompani ndërtimi, por është personi që punon në kompani ndërtimi, me tulla dhe llaç?”, ka qenë pyetja që iu drejtua. Ajo ju përgjigj duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë për shkak se bëhet fjalë për dy botë të ndryshme.

“Unë kam arritur në një stad të jetës sime, që unë vetë punoj dhe mundohem që të kem një farë statusi në shoqëri. Dua që personi që unë kam në krah të jetë si unë, ose pak më lart se unë. Se ndryshe do vijë një moment që do ngecë, jam e sigurt për këtë gjë”, u shpreh ajo.

“Nuk është problemi pjesa fizike, është tek pjesa e standardit. Unë e di dhe jam e sigurt që nuk mund të dashurohem me një person të tillë. Nuk më lidh asgjë. Bëjmë jetë shumë të ndryshme”.

“Unë kam bërë goxha për veten time, kam bërë plot sakrifica që të kem këtë lloj standardi. Dhe nuk pranoj në asnjë lloj mënyre që ta sakrifikoj gjithë këtë gjënë për një njeri që nuk është i aftë për veten e tij. Nuk mund të dashurohem. Nuk kam lidhje me të, sepse bëjmë dy jetë të ndryshme. Frekuentojmë jetë të ndryshme, bëjmë jetesë të ndryshme. Nuk ka lidhje pjesa financiare, pjesën financiare mund t’ia mbuloj dhe unë. Problemi është që bëjmë dy jetë të ndryshme dhe jeta ime nuk mund të lidhet me jetën e tij”, theksoi mes tjerash Vivien. Versus.al

Poll