MAGAZINË /

Nuk do të mungojnë reshjet e shiut në zona të ndryshme të vendit, si parashikohet të jetë moti sot

Parashikimi i motit, 28 maj.

Shkruar nga Versus

Nuk do të mungojnë reshjet e shiut në zona të ndryshme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, moti parashikohet fillimisht të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura prej orëve të mesditës e pasdite kryesisht në relievet malore në jug e juglindje të territorit.

Prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut prej orëve të mesditës në zonën e jugut me intensitet të ulët, ndërsa në relievet malore të saj në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra, nga orët e mbrëmjes ndërprerje graduale e tyre.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, në lugina dhe bregdet 10-12m/s. Versus.al

Poll