Në një intervistë për Top Albania Radio, Rigels Rajku, reperi i njohur si “Noizy” ka folur për karrierën e tij të gjatë në muzikë. Ai tha se nuk beson se është reperi më i mirë, por thjesht ka disiplinë më shumë se të tjerët.
“Nuk është që unë jam më i talentuari apo reperi më i mirë. Thjesht kam më shumë disiplinë se të gjithë” – u shpreh Noizy me sinqeritet.
Më tej ai shtoi se ka raste kur i mungon motivimi, por vazhdon përpara me rutinën që e ka tashmë të përditshme.
“Një artist i talentuar mund të bëjë një këngë të mirë në një ditë. Unë mund të bëj tri, sepse kam disiplinë, forcë fizike dhe punoj më shumë se të tjerët,” – tha ai, duke theksuar rëndësinë e punës së palodhur përtej talentit të lindur. Versus.al







