MAGAZINË /

"Nuk jetojmë dot pa njëri-tjetrin", dedikimi prekës i burrit të këngëtares së madhe shqiptare

Feston 40 vjetorin e martesës diva e muzikës Shkurte Fejza. Sivjet ajo festoi dhe 50 vjetorin e karrierës

Shkruar nga Versus
"Nuk jetojmë dot pa njëri-tjetrin", dedikimi prekës i
Shkurte Fejza me bashkëshortin Hajrush Beluli

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj, Hajrush Behluli, kanë festuar plot 40 vite martesë.

Partneri me këtë rast i ka bërë një dedikim artistes së madhe përmes rrjeteve sociale.

Ai ka zgjedhur fjalët më të mira për Shkurten, duke thënë se gjatë gjithë kësaj periudhe kanë kaluar edhe përplot sfida.

“Sot 40 vjet martesë një jetë bashkë. Sfidë, peripeci lufte po edhe harmoni. Përkundër të gjithave martesën tonë e ushqyem me dashuri”, ka shkruar ai në Facebook.

Behluli tutje theksoi: “Shkuan 40 vite shpejt. Po, vazhdojmë me këtë rrugë, pa ndryshime. Më mirë na bie sepse edhe nuk dimë të jetojmë pa njëri-tjetrin”.

"Nuk jetojmë dot pa njëri-tjetrin", dedikimi prekës i

Ata janë prindër të katër fëmijëve, një djali dhe tri vajzave.

Shkurta në ndërkohë ka një karrierë të gjatë muzikore me përplot suksese. Ajo këtë vit shënoi 50 vjetorin e karrierës me një koncert madhështor në Prishtinë. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: