MAGAZINË /

Nuk ka më mister, zbulohet arsyeja pse Egli vizitoi Prishtinën

Sipas burimeve të Prive nga Liberta Spahiu, qëllimi i vizitës së këngëtares në Prishtinë ka qenë tërësisht profesional.

Shkruar nga Versus
Nuk ka më mister, zbulohet arsyeja pse Egli vizitoi Prishtinën
Egli Tako

Një postim i vetëm nga Prishtina ka mjaftuar që Egli Tako të rikthehet në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Menjëherë pas publikimit të fotos, ndjekësit nisën të aludojnë për një takim të mundshëm me Gjestin.

Megjithatë, Egli ka zgjedhur të mos japë asnjë sqarim. Ajo i ka lënë ndjekësit në pritje, me një postim që më shumë ngacmoi kureshtjen sesa dha përgjigje. Spekulimet për një takim me Gjestin nuk janë konfirmuar, dhe duket se realiteti është disi më ndryshe nga sa u përfol.

Sipas burimeve të Prive nga Liberta Spahiu, qëllimi i vizitës së këngëtares në Prishtinë ka qenë tërësisht profesional. Egli është duke punuar për një projekt të ri muzikor, i cili pritet të publikohet së shpejti. Projekti do të shoqërohet nga një bashkëpunim i rëndësishëm, që do të jetë me këngëtaren e njohur, Fifi.

Edhe marrëdhënia e saj aktuale me Gjestin mbetet e paqartë, duke shtuar më shumë mister rreth jetës personale të këngëtares.

Poll