MAGAZINË /

'Nuk kam qenë shoqe me Elia Zaharian', Blerta Celibashi: Jam përfshirë padrejtësisht në një telenovelë që s’kishte lidhje me mua

Në “Mirmbrëma Yje”, ajo ka rrëfyer vështirësitë psikologjike që ka kaluar, si dhe thashethemet që e përfshinë në një histori që, sipas saj, nuk kishte asnjë lidhje me realitetin.

Shkruar nga Versus
'Nuk kam qenë shoqe me Elia Zaharian', Blerta Celibashi: Jam
Elia Zaharia/ Blerta Celibashi

Fotografja Blerta Celibashi ka reaguar për herë të parë lidhur me përfshirjen e saj në ngjarjet që pasuan divorcin e Princ Lekës me Elia Zaharinë.

Në “Mirmbrëma Yje”, ajo ka rrëfyer vështirësitë psikologjike që ka kaluar, si dhe thashethemet që e përfshinë në një histori që, sipas saj, nuk kishte asnjë lidhje me realitetin.

“Ka qenë e vështirë të menaxhoj aspektin psikologjik. Ishte shumë e vështirë për mua që të përfshihesha në një telenovelë ku nuk e gjeja aspak veten në personazhin që më kishin vendosur. Ndihem shumë e prekur dhe e indinjuar me të gjitha shkrimet e pavërteta, ka qenë shumë e vështirë. Aktualisht jemi në një moment paqeje, sigurisht që ndjej ngarkesë të madhe psikologjike kur flas për atë kohë, por mendoj që tani jemi mirë”, tha ajo.

Celibashi e bëri të qartë se nuk ka pasur kurrë një marrëdhënie shoqërore me Elia Zaharinë, duke e cilësuar si një trillim mediatik që synonte të krijonte klikueshmëri.

“Në mënyrë kategorike nuk kam qenë asnjëherë shoqe me Elian. E di që ky është një nga ato elementët që e krijojnë telenovelën më interesante, por është shumë abuzive që kanë shpifur deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta ime”, u shpreh ajo.

Sipas saj, raporti me familjen mbretërore ka qenë gjithmonë profesional. “Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë profesionale. Unë kam shumë klientë, jo me të gjithë mund të jem shoqe ose shokë. Fotot kanë qenë pjesë e punës dhe marrëdhëniet gjithmonë korrekte, formale. Asnjëherë nuk e kam menduar që mund të ngrihej një fabul e tillë”, përfundoi Celibashi.

Poll