MAGAZINË /

'Nuk ndihem mirë me atë që kisha' / Alba Pollozhani bën deklaratën e papritur, kërkon largimin nga "Ferma VIP"

Kjo deklaratë vjen menjëherë pas transmetimit të një klipi ku Lim Hoti dhe Nenna u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dukshëm një ndikim emocional tek Alba.

Shkruar nga Versus
'Nuk ndihem mirë me atë që kisha' / Alba Pollozhani
Foto montazh: Alba Pollozhani, Lim Hoti

Alba Pollozhani ka bërë një deklaratë të papritur në “Ferma VIP”.

Ajo ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga formati, duke habitur jo vetëm publikun, por edhe banorët e tjerë të fermës.

Kjo deklaratë vjen menjëherë pas transmetimit të një klipi ku Lim Hoti dhe Nenna u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dukshëm një ndikim emocional tek Alba.

Kujtojmë se ajo ka shprehur më parë simpati për Limin, me të cilin edhe kreu marrëdhënie, ndaj ky zhvillim i ri duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në gjendjen e saj emocionale.

Nuk kam pse të rri këtu, kur nuk ndihem mirë me atë që kisha,” u shpreh ajo mes lotësh, duke lënë të kuptohet se ndjenja e zhgënjimit nuk lidhej vetëm me Limin, por me atmosferën e përgjithshme në fermë.

“Kam disa parime që nuk mund ti shmang në jetë, nuk ka lidhje vetëm me Limin, por ka të bëjë me energjinë brenda shtëpisë, energjia me njëri-tjetrin shpesh herë mund të na lidh, por ata bllokojnë çdo lloj energjie reale për shkak të protagonizmit. Nuk jam e lumtur me të gjitha intrigat dhe skemat vetëm për shkak të protagonizmit”.

Poll