MAGAZINË /

Nuk u pa për orë të tëra në kamerat e transmetimit, reagojnë familjarët e Fjolla Morinës

Shkruar nga Versus
Nuk u pa për orë të tëra në kamerat e transmetimit,
Fjolla Morina

Hyrja e këngëtares Fjolla Morina në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova të hënën mbrëma u prit me entuziazëm, duke nxitur pritshmëri për zhvillime të forta brenda shtëpisë më të njohur.

Megjithatë, gjatë pasdites dhe mbrëmjes së djeshme, fansat e formatit 24/7 vërejtën diçka të pazakontë: për orë të tëra, Fjolla nuk u shfaq në asnjë nga kamerat e transmetimit. Kjo situatë shkaktoi pyetje dhe konfuzion në rrjetet sociale, ku ndjekësit e saj kërkonin shpjegime.

Për t’i dhënë fund aludimeve, stafi i saj i besuar publikoi një njoftim zyrtar në Instagram. Në postim, këngëtarja shihet duke fjetur në dhomën e saj të gjumit, duke sqaruar se mungesa e saj në ekran lidhet thjesht me nevojën për pushim.

“Mos u bëni merak, Fjolla po pushon. Po mbledh energji për t’ju dhënë spektakël, ashtu siç di më së miri. Natën,” shkruhet në njoftim.

Duket se këngëtarja po karikon bateritë për të qenë në formën më të mirë në ditët në vijim.

Nuk u pa për orë të tëra në kamerat e transmetimit,

 

Poll