MAGAZINË /

"O njish që sot s’ka më... " Çiljeta shkrin së qeshuri rrjetin me mesazhin për Albanin

Prej vitesh, Çiljeta dhe Albani janë një nga çiftet më të dashur e përfolur në showbizz-in shqiptar

Shkruar nga Versus

"O njish që sot s’ka më... " Çiljeta shkrin

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve me sensin e saj të hollë të humorit dhe marrëdhënien e ngrohtë me partnerin, portierin e njohur Alban Hoxha.

Në një postim në Instastory, ajo ndau një meme me mbishkrimin:

"O njish që sot s’ka më... " Çiljeta shkrin
“Harvard Study Finds: Women who don’t cook for their husbands have happier marriages”
(Studim i Harvardit: Gratë që nuk gatuajnë për burrat e tyre kanë martesa më të lumtura.)

Duke mos humbur rastin për një batutë thumbuese ndaj partnerit të saj, Çiljeta e shoqëroi postimin me një mesazh plot humor:
“Qe sot s’ka më gatime njish”, duke e etiketuar Albanin.

Ky reagim i këngëtares nuk është vetëm një moment gazmor në rrjet, por edhe një dëshmi e marrëdhënies së afërt dhe plot dashuri që ajo ndan me portierin e Partizanit. Prej vitesh, Çiljeta dhe Albani janë një nga çiftet më të dashur e përfolur në showbizz-in shqiptar, të cilët kanë zgjedhur të ruajnë një profil të ulët publik, por herë pas here ndajnë me ndjekësit momente plot ngrohtësi e humor.

 

Poll