Arbër Abilaliaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv në skuadrën e Partizanit. Ky vendim vjen pas humbjes 0-3 përballë Tiranës mbrëmjen e djeshme.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në “InstaStory” ku thotë se ka dhënë gjithçka nga vetja për ta bërë të suksesshëm klubin e fëmijërisë së tij.
“Sot mbyllet një kapitull shumë i rëndësishëm i jetës sime profesionale. Çdo rrugëtim ka fundin e vet, por kujtimet dhe ndjesitë që më ka dhënë Partizani do mbeten gjithmonë brenda meje. Një herë i kuq, përgjithmonë i kuq”, shkruan ndër të tjera Abilaliaj. Versus.al







