MAGAZINË /

Tirana sundon në derbin e kryeqytetit, mposht thellë Partizanin

Shkruar nga Versus

Tirana sundon në derbin e kryeqytetit, mposht thellë Partizanin  
Tirana ka treguar forcën në derbin ndaj Partizanit, teksa në “Air Albania” triumfoi me shifrat 0-3.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me të dy skuadrat që treguan dëshirë të madhe për të fituar këtë takim.

Fillimisht ishin të kuqtë që u shfaqën më kërkues, por pa mundur dot të bëjnë diçka konkrete. Goli i parë u shënua nga Falaje pas një ngatërrese në mbrojtjen e Partizanit. Pacacia fitoi penallti, të cilën e shndërroi në gol po vetë.

Në pjesën e dytë, Partizani u hodh në sulm dhe ushtroi presion asfiksues, por vetëm kaq, pasi Tirana mbylli një herë e mirë llogaritë me golin e Tabeku. Versus.al

Poll