Disa kohë më parë policia arrestoi Marina Farën, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara për shkak se u kap me kokainë në Tiranë. Gjykata e la në arrest shtëpie, ndërsa e reja tha se lëndën narkotike që iu gjet për zotërim vetjak.
Pas këtij incidenti, Marina u tërhoq për një periudhë nga rrjetet sociale, ku më parë kishte qenë mjaft aktive dhe e ndjekur nga një numër i madh fansash. Megjithatë, së fundmi ajo është rikthyer sërish në Instagram, duke postuar disa foto ku shfaq hiret e saj dhe tërheq vëmendjen e ndjekësve.
Një prej fotove të publikuara së fundmi shoqërohet edhe me një mesazh të fuqishëm: “Vajzat meritojnë të jetojnë përrallën e tyre.” Versus.al







