AKTUALITET /

"E kam për përdorim vetjak", u kap me kokainë në makinë, gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie vajzën e Eli Farës

Pavarësisht kësaj deklarate, gjykata vendosi që ajo të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa ndaj saj do të vijojnë hetimet për shkeljen e ligjit.

Shkruar nga Versus

"E kam për përdorim vetjak", u kap me kokainë në

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roxhensa Kapuranin, e njohur ndryshe edhe si Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara. Ajo u ndalua më 21 gusht nga forcat “Shqiponja” në zonën e Vorës, gjatë një kontrolli rutinë.

Gjatë ndalimit, policia gjeti 2.4 gramë kokainë në automjetin e saj. Para trupës gjykuese, 39-vjeçarja u shfaq mes lotësh dhe deklaroi se substanca narkotike ishte për përdorim vetjak.

Pavarësisht kësaj deklarate, gjykata vendosi që ajo të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa ndaj saj do të vijojnë hetimet për shkeljen e ligjit.

Ndërkohë, emri i Marina Farës është përmendur edhe më herët në operacionin “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona. Ajo dyshohej se kishte ndihmuar dy të kërkuar për trafik droge të largoheshin nga vendi, ndonëse nuk pati masa ndëshkuese ndaj saj në atë kohë. /Versus.al/

Tags:

eli fara

Poll