AKTUALITET /

Kapet në Laç i shumëkërkuari me katër identitete, i lidhur me organizatën kriminale në Spanjë

Ai u lokalizua dhe u vu në pranga nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe INTERPOL-in. Sipas vendimit të Gjykatës së Instruksionit nr. 1 në Castellon de la Plana, ndaj tij rëndojnë akuza për kultivim të bimëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Shkruar nga Versus

Kapet në Laç i shumëkërkuari me katër identitete, i

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Operacionalja 58”, duke arrestuar në Laç një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Gjergj Gjokën, i njohur edhe me identitetet Gjergj Marku, Gjergj Ruqja dhe Gjergi Ruqja, lindur në Lezhë.

Ai u lokalizua dhe u vu në pranga nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe INTERPOL-in. Sipas vendimit të Gjykatës së Instruksionit nr. 1 në Castellon de la Plana, ndaj tij rëndojnë akuza për kultivim të bimëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Hetimet në Spanjë zbuluan se i arrestuari ishte pjesë e një grupi kriminal të strukturuar, i përfshirë në marrjen me qira të ambienteve, përshtatjen dhe montimin e pajisjeve për kultivimin e kanabisit. Gjatë një operacioni, autoritetet spanjolle zbuluan dy ambiente të dedikuara për kultivim droge në Oropesa dhe Cabanes. / Versus.al

Poll