AKTUALITET /

Zjarrvënie e qëllimshme? Shtëllunga e tymit mbulon qytetin/ Digjen trarët e hekurudhës Fier-Vlorë

Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por shkaqet ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Shkruar nga Versus

Zjarrvënie e qëllimshme? Shtëllunga e tymit mbulon qytetin/

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sasi të madhe trarësh druri të përdorur për hekurudhën, në aksin Fier-Vlorë. Flakët kanë prodhuar shtëllunga të dendura tymi, të cilat kanë mbuluar qytetin e Fierit dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik tek banorët.

Dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por shkaqet ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Aktualisht, dy automjete zjarrfikëse dhe efektivë të repartit të Fierit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. /Versus.al/

Poll