MAGAZINË /

U bë i njohur si Tano Cariddi, shuhet aktori i famshëm italian Remo Girone

Girone u bë më i famshëm për rolin e tij si Tano Cariddi në serialin televiziv La Piovra, një nga produksionet më të suksesshme të RAI, që trajtonte historinë e mafies italiane.

Shkruar nga Versus

U bë i njohur si Tano Cariddi, shuhet aktori i famshëm italian Remo

Bota e filmit dhe televizionit italian është në zi.

Është shuar në moshën 76-vjeçare në Monte Karlo , ku jetonte prej kohësh, aktori i njohur Remo Girone.

Girone u bë më i famshëm për rolin e tij si Tano Cariddi në serialin televiziv La Piovra, një nga produksionet më të suksesshme të RAI, që trajtonte historinë e mafies italiane.

Por karriera e Girone-s sigurisht nuk u ndal këtu, me role në teatër, film dhe televizion,  ai gjithashtu punoi me artistë ndërkombëtarë falë talentit dhe shkathtësisë së tij.

Filmi i tij i fundit ishte "The Equalizer 3", me Denzel ëashington në rolin kryesor, në vitin 2023. 

I lindur në Asmara më 1 dhjetor 1948, ai filloi të aktronte në moshë të re, duke braktisur më vonë studimet e tij në ekonomi dhe biznes për t'u regjistruar në Akademinë e Arteve Dramatike Silvio d'Amico .

Debutimi i tij në ekranin e madh erdhi në vitin 1972 me filmin "Roma wants Cezar Again", nga regjisori hungarez Miklos Jancsò.

Roli i tij i parë kryesor erdhi në vitin 1977 në "The Seagull" të Marco Bellocchio-s. Megjithatë, suksesi i tij më i madh erdhi në vitin 1987 me "La Piovra" dhe Tano Cariddi, kontabilisti i paguar nga mafia. /Versus

Poll