POLITIKË /

“Po kandidova, e fitoj bashkinë e Tiranës”, Kujtim Gjuzi “sfidon” Ramën: Me mua në garë, nuk prek dot vota

Sipas Gjuzit, nëse Rama nuk ndërhyn tek votat, ai do e kishte të sigurt fitoren.

Shkruar nga Versus
“Po kandidova, e fitoj bashkinë e Tiranës”, Kujtim Gjuzi
Edi Rama, Kujtim Gjuzi


Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi e ka cilësuar antikushtetues dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhje në bashkinë e Tiranës.

Ndërsa gjatë deklaratës së tij në Report Tv shprehu sigurinë se nëse ai do të kandidonte për baahkinë e Tiranës, do ta kishte të sigurt fitoren. 

"Presidenti ka shkelur Kushtetutën, duhet që të iki nga detyra. Nëse unë do të jem kandidat gara është e fituar. Nëse futem unë në garë Rama s’ka asnjë mundësi të vjedhë vota.

Edi Ramës i them mos prek zgjedhjet dhe nëse nuk preken zgjedhjet fiton e djathta. Po të mos preken zgjedhjet mund të fitojë edhe Kalaja."-tha Gjuzi. Versus.al

Poll