Kreu i qeverisë Edi Rama e nisi fjalimin e tij duke folur mbi heroin kombëtar dhe rilindasit të cilët theksuan orientimin evropian të vendit.
Duke e nisur kështu, kryeministri tha se Shqipëria nuk mund të humbasë shansin për t’u anëtarësuar në BE për të votuar opozitën të cilën e cilësoi me “mustaqet e Kujtim Gjuzit”.
“BE ka shkuar përtej fjalëve dhe premtimeve. Ka hapur portën e madhe duke na dhënë një afat për të mbyllur negociatat dhe për të nënshkruar marrëveshjen e hyrjes tonë në atë shtëpi të nderuar, 2027-ën.
Tamam në këtë vit 2025, kur qëllimet dhe kanosjet e luftës në dyert e Europës dhe rrëmuja e re gjeopolitike paralajmërojnë sfida të reja, nuk mundet që ne shqiptarët ta humbasim takimin me historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Sado komike të duket kjo është e vërteta, të takosh historinë apo të futesh nën mustaqet e Kujtim Gjuzit”- deklaroi Rama. Versus.al
