
Pas vdekjes tragjike të aktivistit konservator Charlie Kirk në shtator 2025, një thashethem ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke pretenduar se bashkëshortja e tij, Erika Kirk, ishte shtatzënë me fëmijën e tretë të çiftit.
Kjo deklaratë ka bërë xhiron e mediave dhe ka shpërthyer në një viralitet të shpejtë, pas një postimi në rrjetin social Facebook, ku citohej Erika të kishte thënë: “Ky fëmijë është dhuratë, një pjesë e Charlie-t që unë ende e mbaj.”
Megjithatë, një kontroll i fakteve ka zbuluar së fundmi se këto thashetheme janë të pavërteta. Burimet zyrtare konfirmuan se ky lajm u krijua nga burime të paidentifikuara, të cilat përdorën imazhe dhe tekste të manipuluara me ndihmën e Inteligjencës Artificiale (AI) për të gjeneruar klikime dhe të ardhura nga reklamat.
Një rishikim i fjalimit të Erikës në ceremoninë mortore të burrit të saj dhe postimeve të tjera të saj ka konfirmuar se ajo nuk ka përmendur kurrë një shtatzëni të re. Ajo ka shprehur dashuri dhe kujdes për dy fëmijët e tyre, një vajzë trevjeçare dhe një djalë njëvjeçar, por asnjëherë nuk ka përmendur ndonjë shtatzëni tjetër.
Ky incident është një shembull tjetër i keqpërdorimit të informacioneve dhe shpërndarjes së lajmeve të rreme në rrjetet sociale.







