
Moderatorja Arbana Osmani, e cila drejtoi me sukses dy sezonet e para të “Big Brother VIP Albania”, ka bërë një deklaratë surprizë në emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje”, duke zbuluar vështirësitë dhe atmosferën e vështirë në botën televizive.
Në rrëfimin e saj, ajo krahasoi televizionin me botën e biznesit: “Kur fillova biznesin, më thonin të gjithë: ‘Ishe mirë në televizion. Do shohësh sa i egër është biznesi, çfarë të bën konkurrenca’.”
Më pas, Arbana surprizoi me reagimin e saj të drejtpërdrejtë: “Këta nuk e kanë idenë çfarë ndodh në televizion. Gjarpërinj dhe hardhuca.”
Siç duket kjo deklaratë e Arbanës shërben dhe si një shpjegim i fortë mbi ambientin e vështirë që mund të ketë ndikuar në vendimin e saj për t’u larguar nga moderimi i formatit më të ndjekur në Shqipëri.







