Një shpërthim i fuqishëm tronditi mbrëmjen e sotme lagjen nr. 3 të Sarandës. Në vendngjarje forcat e rendit gjetën një automjet fuoristradë të shkrumbuar dhe brenda tij një trup pa shenja jete.
Ngjarja la pas veç shokut të krijuar edhe mjaft dëme materiale në zonë.
Forca të shumta policie janë të pranishme dhe ka vendosur një perimetër sigurie. Hetuesit e krimeve të rënda po mbledhin prova, fragmente metalike, mbetje të shpërthimit dhe pamje nga kamerat e sigurisë, për të përcaktuar natyrën e pajisjes shpërthyese. Sipas sinjaleve fillestare, nuk duket të ketë qenë një incident aksidental; hetuesit po vlerësojnë pistën e një eksplozivi të vendosur qëllimisht.
Brenda automjetit të shkatërruar u gjet një trup, deri tani identiteti nuk është konfirmuar në mënyrë zyrtare. Në media është përfolur emra të ndryshëm, mes të cilëve dhe ai i një 58 vjeçari me iniciale I.J. por nuk ka një verifikim përfundimtar që lidh ndonjë emër me këtë ngjarje. Hetimet po ndjekin që në krye të këtij hetimi të ngjarjes së rëndë gjurmë konfliktesh të mundshme apo edhe lidhjesh kriminale
Prokuroria dhe specialistët e kriminalistikë janë në vendngjarje; pritet ekzaminimi balistik, analiza e mbetjeve të shpërthimit dhe verifikimi i pamjeve të kamerave.







