AKTUALITET /

Skandal i ri në Onkologjik / KLSH: Falsifikim i datës së skadencës së barnave

KLSH-ja ngre alarmin se kjo mund të jetë rrezik serioz për pacientët me kancer

Shkruar nga Versus

Skandal i ri në Onkologjik / KLSH: Falsifikim i datës së
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka zbuluar një skandal shqetësues në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, konkretisht në sektorin e Onkologjikut, ku janë konstatuar raste të falsifikimit të të dhënave në sistemin elektronik për barnat e përdorura në trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale.

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga KLSH, një nga barnat kryesore onkologjike, “Doxorubicin” 50 mg, kishte në sistem datën e skadencës të regjistruar më 31.03.2027, ndërkohë që fizikisht në ambalazh figuronte data reale e skadencës 09.09.2026. Kjo mospërputhje alarmante është klasifikuar si një rrezik i shtuar për përdorimin e barnave të skaduara tek pacientët, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e trajtimit.

Skandal i ri në Onkologjik / KLSH: Falsifikim i datës së

KLSH thekson se kjo situatë tregon për një menaxhim të dobët dhe të paefektshëm të barnave onkologjike, si dhe shkelje të rëndë të parimit FIFO (First In, First Out), çka mund të çojë në përdorimin e barnave me afat më të afërt skadence, ndërkohë që barnat më të freskëta shpërndahen më herët.

“Një informacion i pasaktë në sistem mund të cënojë kapacitetin vendimmarrës të sektorëve klinikë që mbështeten në këto të dhëna për përgatitjen dhe administrimin e terapisë”, thuhet në raport.


Pa kontroll, pa pajisje, pa siguri për pacientët

Përtej skadencës së fshehur, raporti zbulon dhe probleme të tjera serioze në sektorin e përgatitjes së barnave citostatike: mungesë pajisjesh automatike, proces përgatitjeje manual dhe jo të kontrolluar, si dhe mungesë totale e kontrollit fizik ose kimik të dozave të përgatitura për pacientët. Kjo e bën procesin të rrezikshëm për pacientët, duke rritur mundësinë për gabime të paidentifikueshme në përzierje apo kontaminim të barnave.

Skandal i ri në Onkologjik / KLSH: Falsifikim i datës së

Probleme në shpërndarje dhe mungesë gjurmueshmërie
Në periudhën 2022–2025 janë evidentuar mijëra raste të mospërputhjeve në sistemin informatik SISP dhe Pentaho, përfshirë shkarkime të gabuara, receta të dyfishta, mungesë barnash, shpërndarje të paplota, si dhe periudha me gjendje progresive në sistem, ndërkohë që inventari real ishte zero.

Një tjetër rast i rëndë ishte për barin Actinomycin D, ku edhe pse ishte kërkuar në receta konkrete, nuk figuron asnjë kërkesë në sistemin SISP, duke krijuar mospërputhje flagrante mes të dhënave analitike dhe sintetike.

KLSH i bën thirrje drejtorit të përgjithshëm të QSUNT të marrë masa urgjente për:

- Hetimin e rasteve të falsifikimeve dhe mospërputhjeve
- Nxjerrjen e përgjegjësive individuale për personat përgjegjës
- Trajnimin e stafit mbi përdorimin korrekt të sistemeve informatike
- Forcimin e kontrolleve të brendshme dhe gjurmueshmërisë së barnave

Poll