Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se qarkullimi i virusit që shkakton Covid-19 po rritet në të gjitha vendet, ndërkohë që ka një “rënie alarmante” të mbulimit me vaksinim.
“Virusi po qarkullon në të gjitha vendet”, tha drejtoresha e OBSH-së për Parandalimin dhe Gatishmërinë e Epidemisë dhe Pandemisë, Maria Van Kerkhove, gjatë një konference për shtyp në ndërtesën e OKB-së në Gjenevë.
"Të dhënat nga sistemi ynë i mbikqyrjes në 84 vende tregojnë se shkalla e testeve pozitive për SARS-CoV-2 është rritur për disa javë."
Në përgjithësi, përqindja e testeve pozitive është mbi 10% , por ndryshon sipas rajonit, tha Kerkhove, duke shtuar se në Evropë përqindja e testeve pozitive është mbi 20%.
''Monitorimi i ujërave të zeza tregon se qarkullimi i virusit është 2 deri në 20 herë më i lartë se sa raportohet aktualisht, tha Kerkhove, duke paralajmëruar:
"Kjo është e rëndësishme sepse virusi vazhdon të evoluojë dhe të ndryshojë, gjë që na ekspozon të gjithëve ndaj rrezikut të një virusi potencialisht më të fuqishëm mund të shmangë zbulimin tonë dhe/ose ndërhyrjet mjekësore, përfshirë vaksinimin."
''Qarkullimi kaq i lartë nuk është ‘tipik’ për viruset lundruese, të cilët tentojnë të rrisin qarkullimin e tyre gjatë muajve më të ftohtë”, tha ajo, duke vënë në dukje se muajt e fundit, pavarësisht sezonit, shumë vende kanë parë një rritje të rasteve me Covid-19.
Ajo shtoi se edhe në Lojërat Olimpike, që po mbahen këtë sezon, të paktën 40 sportistë deri më tani kanë rezultuar pozitivë.
Këto rritje, të cilat kanë rezultuar në shumë vende në rritje të shtrimeve në spital dhe vdekjeve, duhet të parandalohen, tha Kerkhove.
Gjithashtu ajo rekomandoi që të gjitha vendet të konsiderojnë dhënien e vaksinave të gripit sezonal dhe Covid-19 në të njëjtën kohë , për shkak të rënies së mbulimit të vaksinimit SARS-CoV-2.
"Në dy vitet e fundit ne kemi parë një rënie alarmante në mbulimin e vaksinimit, veçanërisht në mesin e personave me probleme me shëndetin dhe njerëzit mbi 60 vjeç, dy nga grupet më të rrezikuara," tha ajo duek shtuar: "Kjo duhet të kthehet urgjentisht."








