MAGAZINË /

Olimpiada/ Rekord i ri në maratonën e atletikës

32-vjeçari e përshkroi distancën e 41 kilometrave për kohën 2 orë 6 minuta e 26 sekonda, çka i mjaftoi për të vendosur edhe rekordin olimpik.

Shkruar nga Versus

Olimpiada/ Rekord i ri në maratonën e atletikës

Lojërat Olimpike mund të konsiderohen edhe çështje fati.

Kështu ka ndodhur me Tamirat Tola, i cili pak orë para nisjes së kompeticionit ishte jashtë listës së kombëtares olimpike etiopiane.

Por, dëmtimi i shokut të skuadrës i buzëqeshi atij, që tashmë është kampioni i ri i maratonës së meshkujve.

32-vjeçari e përshkroi distancën e 41 kilometrave për kohën 2 orë 6 minuta e 26 sekonda, çka i mjaftoi për të vendosur edhe rekordin olimpik.

Epërsia ishte e dukshme në 35 kilometrat e para, me Tola që shkoi i qetë drejt medaljes së artë, për tu bërë edhe fituesi i parë etiopian i maratonës olimpike për meshkuj pas 24 vitesh.

Përveç rezistencës të treguar në rrugët e Parisit, në krahun e tij ishte edhe fakti që keniani Eliud Kipchoge u tërhoq nga gara.

39-vjeçari nuk arriti të fitojë medaljen e tretë të artë radhazi, në Olimpiadën e tij të 5-të në karrierë.

Poll