
Duket se një tjetër histori dashurie në showbizin shqiptar ka marrë fund. Këngëtari dhe aktori i njohur Olsi Bylyku dhe gazetarja Denada Lura nuk janë më në një lidhje, sipas sinjaleve që fansat kanë vënë re së fundmi.
Të dy kanë ndaluar së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një tregues që në botën e të famshmëve shpesh paralajmëron përfundimin e lidhjes.
Megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka bërë një deklaratë publike, ky veprim në Instagram ka ngjallur dyshime se romanca e tyre ka përfunduar.







