Ndërkohë që ky edicion i Big Brother VIP Albania po shkon drejt gjysmëfinales, gara është bërë më e fortë dhe numri i banorëve po pakësohet me çdo emsion "Prime" që po kalon.
Pas rreth 150 ditësh izolim, prej nga BBVK dhe BBVA Gjesti arriti 500 mijë ndjekës në Instagram.
Ai ka arritur të fitojë zemrat e mijëra shikuesve dhe po shihet si një nga konkurrentët më të fortë të këtij edicioni.
Përveç mbështetjes nga publiku, ai ka tërhequr vëmendjen dhe simpatinë edhe të figurave të njohura, përfshirë personalitete nga sporti dhe arti.
Një ndër ta është kapiteni i kombëtares së Zvicrës dhe futbollisti i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka, i cili nuk ka ngurruar ta shprehë publikisht përkrahjen e tij për Gjestin.

Në postimin e fundit të këngëtarit, Xhaka ka reaguar duke e quajtur atë “kampion” duke vendosur një emoji të medaljes me numrin një, si dhe një tjetër me duartrokitje, duke lënë të kuptohet se është një mbështetës i madh i tij.
Kjo nuk është hera e parë që Xhaka shpreh mbështetjen e tij ndaj Gjestit. Versus.al
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet:







