MAGAZINË /

Pamje shokuese/ Liam Payne u tërhoq zvarrë në hollin e hotelit, pak para se të humbte jetën duke rënë nga ballkoni

Shkruar nga Versus

Pamje shokuese/ Liam Payne u tërhoq zvarrë në hollin e hotelit,

Këto janë momentet e fundit të jetës së Liam Payne! Ylli i popit shihet duket u tërhequr zvarrë në hollin e hotelit Casa Sur në Buenos Aires më 16 tetor.

Ai vdiq pak momente më vonë pasi u rrëzua nga ballkoni i dhomës së tij, në rrethana ende të paqarta.

Pamje shokuese/ Liam Payne u tërhoq zvarrë në hollin e hotelit,

Fotoja është publikuar nga Daily Mail dhe media britanike shtron pyetjen: A mund të ishte shpëtuar këngëtari?

Sipas Daily Mail, këngëtari shihet duke u mbajtur nga krahët dhe këmbët nga tre punonjës të hotelit, sipas një dëshmitari, të cilët më pas e hipën në ashensor dhe e dërugan në suitën e tij në katin e tretë.

Pamje shokuese/ Liam Payne u tërhoq zvarrë në hollin e hotelit,

“Pyetja është pse e lëvizën, nëse ishte kaq sëmurë? Pse stafi i hotelit nuk telefonuan menjëherë një ambulancë?”, shkruan media britanike.

Ceremonia mortore e 31-vjeçarit, i cili dyshohet se në momentin kur ra nga ballkoni ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, u zhvillua të mërkurën në kishën e Shën Marisë në Amersham, Buckinghamshire.

Pamje shokuese/ Liam Payne u tërhoq zvarrë në hollin e hotelit,

Trupi i këngëtarit u kthye në vendlindje nga babai i tij, Geoff Payne, i cili shkoi në Argjentinë menjëherë pas lajmit për vdekjen e të birit.

Ndërkohë, hetimi vazhdon në Buenos Aires për të cilin akuzohen tre persona, përfshirë Braian Nahuel Paiz, kamarieri 24-vjeçar i cili akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë kanë furnizuar me drogë Payne.

 

Poll