MAGAZINË /

Parashikimi i motit sot dhe 'kapriçot' e papritura të tij

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Tropojës deri në 26°C vlera maksimale e cila do të regjistrohen në disa qarqe.

Shkruar nga Versus

Parashikimi i motit sot dhe 'kapriçot' e papritura të tij

Parashikimi i motit për sot, të dielën, 27 prill 2025, në Shqipëri tregon kushte të paqëndrueshme atmosferike me vranësira dhe reshje shiu. Orët e paradites do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore dhe jugore priten reshje të pakta shiu. Pasditja sjell intensifikim të reshjeve, veçanërisht në zonat veriore dhe jugperëndimore, me mundësi për shkarkesa elektrike të shkurtra. Rrebeshe shiu do të jenë zonat malore përgjatë kufirit Lindor

Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Tropojës deri në 26°C vlera maksimale e cila do të regjistrohen në disa qarqe.

Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por mesatare pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi Verior. Për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Në përgjithësi, kjo ditë do të jetë e përshtatshme për aktivitete në natyrë, por është e këshillueshme të mbani një çadër me vete për shkak të mundësisë për reshje të papritura.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: