MAGAZINË /

Paris 2024/ Distria Krasniqi fantastike, kampionia dardane në gjysmëfinale

Distria Krasniqi, medalje e artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 dhe kampione Europe në 2021 dhe 2024, është kualifikuar në gjysmëfinalet e kategorisë deri në 52 kg.

Shkruar nga Versus

Paris 2024/ Distria Krasniqi fantastike, kampionia dardane në

Xhudo është një sport ku Kosova shkëlqen prej vitesh dhe ku ka krijuar një traditë të bukur.

Distria Krasniqi, medalje e artë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020 dhe kampione Europe në 2021 dhe 2024, është kualifikuar në gjysmëfinalet e kategorisë deri në 52 kg.

28-vjeçarja nga Peja mposhti në çerekfinale izraeliten Gefen Primo dhe tashmë është një hap larg finales së madhe.

Më parë, Distria Krasniqi kishte fituar përballë indonezianes Maryam March Maharanin.

Befasia e madhe ishte eliminimi i japonezes Uta Abe, e cilësuar si favoritja e madhe për medaljen e artë.

Poll