
Një ndër çiftet më të komentuar të momentit, Ilnisa dhe Meriton, kanë nisur së fundmi bashkëjetesën në Tiranë.
Lidhja e tyre duket se nuk është mirëpritur nga familjarët e të dyajve palëve, por kjo nuk e ka ndaluar çiftin të shijojnë njëri-tjetrin, larg syrit të të gjithëve.
Familja e Mertionit nuk e ka mikpritur ende Ilnisën në shtëpinë e tyre, por as nga ana e kësaj të fundit gjendja nuk ka qenë më e lehtë, ku përveç vëllait të saj që u shpreh se ka një marrëdhënie të mirë me Meritonin, asnjë nga familjarët e tjerë nuk e ka takuar.
Duke lënë mënjanë këto, theksojmë se çifti ka nisur edhe punën me projektet e tyre të reja.
Ndonëse pritej ta shihnim në ekranet televizive si moderatore, duket se Ilnisa fokusin e ka tek politika, e cila është shfaqur së fundmi e ulur pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës.
Kur përfundoi “Big Brother”, fokusi i saj ishte televizioni, duke kërkuar një post në “Top Channel”, madje ky plan dukej shumë pranë realizimit. Por teksa gjërat kishin nisur të bëheshin gati, diçka ka shkuar keq dhe ky projekt është anuluar.
Por natyrisht që kjo nuk e ka ndaluar Ilnisën, që menjëherë pas refuzimit për në ekran, ka vendosur që së bashku me Meritonin të realizojnë një film, por edhe të merret me politikë më seriozisht. Ilnisa javët e fundit ka qenë e angazhuar me aktivitetet e ndryshme që ka organizuar bashkia, duke u listuar tek ato personazhe publikë, që do ta shikojmë në ekran edhe më shpesh në aktivitete politike. Politika është tashmë fokusi kryesor i saj, duke nisur kështu një karrierë të re.
Por ka qenë e impenjuar edhe me projektet e filmit të saj të parë. Mësohet se filmi do të ketë në qendër një histori dashurie, por që sigurisht do të ketë edhe një pjesë aksion.
Deri më tani çifti është munduar të mos japë shumë detaje për këtë projekt, por pritet të lançohet në fund të këtij viti.
Tashmë si çift i konsoliduar, Ilnisa dhe Meritoni po mendojnë t’i hyjnë edhe rrugës së biznesit. Shpërngulja e reperit në Tiranë është një tjetër tregues se tashmë tregu shqiptar është në qendër të vëmendjes së tyre.
Meritoni është duke u përgatitur që në shtator të nisë karrierën edhe si menaxher artistësh në Kosovë dhe Shqipëri.
/ Versus.al








