MAGAZINË /

Pas shiut, rriten temperaturat në vend! Priten reshje vetëm në këto zona

Parashikimi i motit, 6 gusht.

Shkruar nga Versus

Pas shiut, rriten temperaturat në vend! Priten reshje vetëm në

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore në verilindje e juglindje. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Temperaturat më të larta deri në 36 gradë celcius do të shënohen në Berat e Fier.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14m/s. Valëzimi në det do jetë i forcës 1-3 ballë. Versus.al

Poll