Aktori i njohur Gaz Paja, disa muaj më parë, ishte në qendër të thashethemeve për një krisje në marrëdhënien e tij me partneren Ira Seferi, me të cilën kishte katër vjet të martuar.
Pavarësisht spekulimeve, asnjëri nga ata nuk ka bërë deklarata publike lidhur me këtë çështje. Megjithatë, pas një periudhe të gjatë, çifti është parë së fundmi së bashku me djalin e tyre gjatë një seti fotografik.
Megjithatë, ende ekziston hapësirë për dyshime në lidhje me marrëdhënien e çiftit, pasi gjatë momentëve të publikuara ata duken të distancuar nga njëri-tjetri. Ka mendime se ky set mund të jetë thjesht një mënyrë për të treguar se janë prindër të përkushtuar për djalin e tyre.
Të gjithë ishin të befasuar kur panë Gaz Pajën që bëri hapin e madh të martesës në një ceremoni të veçantë, pas një periudhe të gjatë kur e kishim parë vetëm. Ky moment i papritur shënoi një kthesë në jetën e tij personale dhe emocionet ishin evidente për ata që e ndjekin.
Shpejt, familjes së çiftit iu bashkua dhe djali i çiftit. Megjithatë, pas katër vitesh, duket se situata ndryshoi dhe jo për mirë. Aktori duket se po përballet me një periudhë të vështirë në marrëdhënien e tij.
Së pari, aludimet për një ndarje të mundshme u shfaqën gjatë premierës së filmit "5 herë Jo", ku Gazi u paraqit në mënyrë të vetme. Pas një periudhe të gjatë të shoqërimit të tij me Irën, këtë herë ai u fotografua i vetëm, gjë që ngjalli spekulime mbi marrëdhënien e tij.
Për të mbështetur më tej thashethemet mbi ndarjen, vlen të theksohet se Ira nuk e ndjek më aktorin në rrjetet sociale. Kohët e fundit, mungojnë edhe postimet e tyre së bashku, duke shtuar kështu dyshimet rreth një ndarje të mundshme.
Nuk ka informacione të qarta mbi situatën e tyre, pasi Gazi dhe Ira kanë zgjedhur ta mbajnë marrëdhënien e tyre sa më private, duke shmangur çdo diskutim në lidhje me lidhjen e tyre.







