
Pas më shumë se dy dekadash martesë, këngëtarja e njohur Alma Bektashi u përball me një periudhë të vështirë në jetën e saj personale. Lajmi për ndarjen nga bashkëshorti bëri bujë të madhe në media dhe u komentua gjerësisht nga publiku.
Vetë Alma pranoi se ishte tronditur nga mënyra se si mori vesh për tradhtinë: përmes portaleve, në një kohë kur ish-partneri i saj kishte nisur një lidhje të re me një grua shumë më të re në moshë.
Në rrëfimet e saj, artistja nuk ka ngurruar të shprehë zhgënjimin dhe dhimbjen që përjetoi, duke e cilësuar fundin e martesës si një përvojë të hidhur.
Sipas saj, ish-bashkëshorti nuk ka më asnjë rol në jetën e saj dhe të fëmijëve, duke e mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm, por të vështirë të jetës.
Megjithatë, koha duket se ka sjellë një ndryshim të madh për këngëtaren.
Së fundmi, burime të sigurta për “Prive By Liberta Spahiu” kanë konfirmuar se Alma është në një lidhje të re dashurie. Partneri i saj është një burrë nga Kosova, i cili nuk është personazh publik. Për këtë arsye, çifti ka zgjedhur ta mbajë marrëdhënien diskrete, larg vëmendjes së mediave dhe syrit të publikut.
Pavarësisht përpjekjes për të ruajtur privatësinë, dëshmitarë të ndryshëm tregojnë se ata janë parë shpesh së bashku nëpër kryeqytet, duke kaluar kohë si çdo çift tjetër normal.
Miqtë e saj më të afërt thonë se Alma është e qetë, më e lumtur dhe më e balancuar emocionalisht, duke lënë pas periudhën e vështirë që kaloi.







