MAGAZINË /

"Pata krizë", këngëtari habit me deklaratën për Albën: Dyshoj se më ka bërë magji

Shkruar nga Versus

"Pata krizë", këngëtari habit me deklaratën

Mbrëmjen e djeshme dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha dhe Alba Pollozhani kanë pasur një debat të ashpër.

Atyre iu publikua një klip, ku po ziheshin me njëri-tjetrin për Lim Hotin, duke hedhur akuza të ndryshme. Derisa në spektakël u munduan të sqaroheshin, Labi bëri një deklaratë të papritur.

Ai tha se derisa po flinte pasi ndihej keq dhe i ishte zënë frymëmarrja, duket sikur Alba po i bënte magji.

“Çfarë bëre ti mbrëmë, pata një krizë në frymëmarrje kjo në ora 3 të natës. Në orën 3 të natës e mori fotografinë dhe erdhi tek shtrati im më frikëson, më bën me trauma, nuk e di çfarë bëri e pati edhe stichin (arushin) dhe po bënte magji”, u shpreh ai.

Kjo shkaktoi të qeshura edhe në studio pasi për magji u akuzua më herët edhe ish-konkurrentja Bia Khalifa. Versus.al

Poll