Pas barazimit me Feyenoord në Ligën e Kampionëve në Etihad Stadium të martën, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola u shfaq i mërzitur në konferencën me gazetarët ku dhe zbuloi arsyet e gërvishtjes në kokë dhe në hundë gjatë lojës.
Kur ai u pyet se pse i kishte të gërvishturat në fytyrë dhe në kokë, Guardiola u shpreh: ‘Me gishtat e mi’ duke shtuar se ‘Doja ta lëndoja veten’.
City ishte dukur se kishte lënë pas një ecuri të tmerrshme me Erling Haaland dhe Ilkay Gundogan që gjeti rrjetën tre herë në hapësirën e nëntë minutave pasi skuadra hyri në garë me pesë humbje të njëpasnjeshme për herë të parë që nga viti 2006.
Por shpjet gjërat morën një rrjedhje tjetër të keqe për Guardiolën, i cili ka pësuar ecurinë më të keq pa fitore në karrierën e tij. Spanjolli nuk kishte humbur më shumë se tre ndjeshje në krye të City, Barcelonës apo Bayern Mynich më parë.
Rezultati i së martës tregon një tjetër dështim për Guardiolën i cili kishte humbur pesë ndeshje të njëpasnjëshme për herë të parë që nga viti 2006./Versus.al
'I want to harm myself' ???? Pep asked about the cuts on his nose and head pic.twitter.com/VQVCQ9brzy
— BeanymanSports (@BeanymanSports) November 26, 2024