Dyshja e dashur për publikun Kiara dhe Luizi janë mjaft aktiv në rrjetet e tyre sociale.
Ata thuajse në çdo kohë ndajnë foto dhe video nga përditshmëria me fansat e tyre, ndërsa komentet e Luizit në fotot e Kiarës janë ato që marrin vëmendjen më të madhe.
Së fundmi Kiara ka postuar një foto me vajzën ndërsa shihet e veshur me një pallto dhe me një çantë Saint Laurent (që kushton 2100 euro).
Por Luizi pas komplimentit për vajzën shkruan "Kurioz jam për çfarë shërben ai dryni që varet në rrip?". Sigurisht komenti i tij pati reagime dhe pëlqime të shumta.