MAGAZINË /

‘’Për gjysmë ore kam humbur 380 mijë dollarë’’, Rogerti befason me rrëfimin e tij

Këtë rrëfim banori e bëri gjatë përplasjes që pati me Dj Gimbon.

Shkruar nga Versus

‘’Për gjysmë ore kam humbur 380 mijë

Banori i BBVIP; Rogert Stërkaj ka shokuar ndjekësit pas një deklarate të bërë prej tij gjatë përplasjes që pati me Dj Gimbon të cilit i rrëfeu mes nervash se brenda një kohe shumë të shkurtër kishte humbur një shumë prej qindra mijëra dollarësh në bixhoz.

“Kam humb 380 mijë dollarë për gjysmë ore. Unë kam çuar dëm një tan shtëpi. S’di ku janë, e kupton? Me lojën time edhe me historinë time,” u shpreh ai, duke pranuar hapur pasojat e zgjedhjeve të tij.

Deklaratat e Rogertit u pritën me habi nga Gimbo, i cili i vuri në dukje se humbje të tilla nuk janë diçka për t’u mburrur dhe as një rrugë e drejtë për t’u ndjekur. Në përgjigje të kritikave, Rogerti shpërtheu me tone të larta, duke sqaruar arsyen pse ka vendosur të jetë pjesë e këtij formati.

“O vëlla, s’kam ardh për shembull të mirë unë këtu o shok. Kam ardh këtu me tregu jetën time, edhe mos të bëjnë gabimet e mia robt, o budall,” iu drejtua ai Gimbos. Versus.al

Poll