
Gara për Këpucën e Artë europiane (European Golden Shoe) mbetet ekstremisht e tensionuar këtë sezon 2025/26, me Harry Kane (Bayern Munich) dhe Kylian Mbappé (Real Madrid) që vazhdojnë të udhëheqin së bashku me nga 44 pikë secili, falë 22 golave të shënuar në Bundesliga dhe La Liga.
Pas tyre vjen Erling Haaland (Manchester City) me 40 pikë (20 gola në Premier League), duke mbajtur ende hapur betejën për podiumin.
Në top-5 bie në sy prania e Vedat Muriqit, i cili renditet i pesti me 30 pikë.
Top-5 aktual (përditësuar sot):
Harry Kane (Bayern Munich) – 44 pikë
Kylian Mbappé (Real Madrid) – 44 pikë
Erling Haaland (Manchester City) – 40 pikë
Igor Thiago (Brentford) – 32 pikë
Vedat Muriqi (Mallorca) – 30 pikë
Në Serie A, Lautaro Martinez (Inter) ka bërë një hap të madh përpara pas golit të fundit: me 13 gola deri tani, ai renditet aktualisht i 13-ti me 26 pikë dhe po afrohet fuqishëm drejt top-10, duke e bërë garën edhe më interesante për kampionatin italian.

