
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura ka zbuluar së fundmi të vërtetën sipas saj lidhur me futbollitin e kombëtares, Amir Rrahmani. Në një intervistë për “Onima”, Juliana foli për përplasjen që kishte pasur së fundmi me Rrahmanin i cili pretendoi se ish-missi u kishte dërguar mediave një foto të bërë me të për të krijuar idenë se ishin në një lidhje.
Për t’i dhënë fund këtyre spekulimeve, Juliana tregoi gazetares mesazhet që kishte marrë nga Amiri, duke u mbështetur në ‘screenshot’-et si provë.
“Kështu vepron një mashkull kur ti e refuzon dhe nuk ia jep atë që do”, deklaroi Juliana gjatë intervistës, duke shpjeguar se reagimi i Amirit ishte i nxitur nga refuzimi i saj.
Mesazhi që ajo tregoi gazetares nuk u publikua për shikuesit për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme që përmbante. Versus.al








