MAGAZINË /

'Përvojë e mrekullueshme'/ Si është një udhëtim në një anije nud*stësh? Pasagjeri përshkruan përvojën

Pasagjerët janë pa rroba, por ekuipazhi është gjithmonë i veshur - Destinacionet dhe mosha mesatare e pjesëmarrësve - " Mundësia për të bërë shumë gjëra argëtuese lakuriq është e papërshkrueshme", tha pasagjeri.

Shkruar nga Versus

'Përvojë e mrekullueshme'/ Si është një

Një mënyrë alternative dhe e pazakontë për të kaluar pushimet – pa rroba, por me rregulla të rrepta higjiene – përshkruhet nga një burrë që mori pjesë në një kroçerë për nudistë.

Në një postim në Reddit, pasagjeri jep një pasqyrë të qartë se si është të bashkëjetosh nudo me 2.000 persona në një anije në det – dhe pse e gjithë kjo ishte një “përvojë e mrekullueshme”.

Udhëtimi organizohet nga kompania amerikane “Bare Necessities”, e njohur për kroçerat e specializuara për nudistë, ku çmimi më i lirë fillon nga 2.000 euro dhe arrin deri në 29.000 euro për biletat më luksoze.

Kompania merr me qira anije të mëdha kroçere (si ato të Holland America apo Celebrity Cruises) dhe i transformon itineraret në udhëtime të plota për nudistë.

Kroçerat më të shpeshta zhvillohen në Karaibe, por edhe në destinacione të tjera ekzotike si Meksika, Tonga, Tahiti apo Mesdheu, dhe zgjasin zakonisht dy deri në tre javë.

Siç sqaron pasagjeri, kroçera nuk ka karakter erotik. Bëhet fjalë për një eksperiencë nudizmi, ku të gjithë pasagjerët janë pa rroba, por ekuipazhi mbetet i veshur.

Sipas tij, pasagjerët janë kryesisht persona të moshës 50-70 vjeç, “që nuk janë veçanërisht tërheqës, edhe pse kishte disa përjashtime”. Kishte edhe më të rinj, por pak.

Ai pagoi rreth 2.200 euro për vendin e tij në kroçerë dhe nuk u pendua. Koha ishte e shkëlqyer, ndalesat në plazhe e peizazhe mahnitëse, ndërsa ndjesia e lirisë që të jep nudizmi – e papërshkrueshme. “Të jep mundësinë të bësh shumë gjëra argëtuese nudo (plazhe, resorte, vallëzim, bare, etj.)”, deklaroi ai.

Megjithëse të gjithë në anije janë nudo, theksi vihet mbi pastërtinë dhe higjienën.

“Askush nuk ulet në sipërfaqe pa një peshqir”, thekson ai, duke shtuar se nudistët janë shpesh më të kujdesshëm se njerëzit e tjerë në përgjithësi. Sa i përket kremit kundër diellit, “vendos aq sa zakonisht – ndoshta pak më shumë”.

Kur vjen puna te ushqimi, rregullat ndryshojnë. Disa restorante të anijes kërkojnë që klientët të jenë të veshur për të ngrënë. Të hash nudo mund të jetë pak e çuditshme, por “jeton vetëm një herë”, pranoi ai.

Pse dikush do të zgjidhte të kalojë pushimet nudo në një anije me të panjohur?

Pasagjeri jep një përgjigje të qartë: është një përvojë unike dhe çliruese.

“Sepse është ndjesi e bukur të jesh nudo, ashtu si për një burrë është e bukur ndjesia të jetë pa këmishë në plazh. Të notosh nudo është fantastike. Të jesh nudo në disa nga plazhet më të bukura në botë është thjesht e mrekullueshme.”/Marrë nga Prothema.gr

Poll