MAGAZINË /

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet të jetë moti sot

Parashikimi i motit, 31 korrik.

Shkruar nga Versus

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e jugperëndim, ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet e larta kodrinore-malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa hera-herës nuk do të mungojnë shtrëngata afatshkurtra. Temperaturat më të larta do të shënohen në Fier me 32 gradë celcius. 

Era e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë shpejtësi 7-16m/s. Versus.al

Poll