MAGAZINË /

I lindur nga një embrion 30 vjeç, foshnja 'më e vjetër në botë” vjen në jetë

I quajtur Thaddeus Daniel Pierce, ai lindi më 26 korrik dhe tani besohet të jetë 'foshnja më e vjetër' në botë. Ai thyen rekordin e mëparshëm të mbajtur nga binjakët e lindur në Oregon në vitin 2022.

Shkruar nga Versus
I lindur nga një embrion 30 vjeç, foshnja 'më e
Thaddeus Daniel Pierce

Një foshnjë djalë e lindur në shtetin amerikan të Ohajos ka bërë histori pasi erdhi në jetë nga një embrion që ishte ngrirë para se prindërit e tij të fillonin shkollën.

I quajtur Thaddeus Daniel Pierce, ai lindi më 26 korrik dhe besohet të jetë 'fëmija më i vjetër' në botë, pasi embrioni i tij kishte qenë i ngrirë për më shumë se 30 vjet.

Më parë, rekordi mbahej nga binjakët e lindur në Oregon në vitin 2022. Embrionet e tyre ishin ruajtur për tre dekada përpara se të përdoreshin.

Lindsey Pierce dhe bashkëshorti i saj, Tim Pierce, të cilët jetojnë në Londër, Ohio, 'adoptuan' embrionin nga një grua e cila e krijoi atë në vitin 1994.

Duke folur për MIT Technology Review , Lindsey tha se familja e saj dhe komuniteti i kishës mendojnë se "është si diçka nga një film fantastiko-shkencor".

«Patëm një lindje të vështirë, por të dy jemi mirë tani», tha Lindsey. «Ai është shumë i qetë. Jemi të mahnitur që kemi këtë fëmijë të çmuar!»

Ajo tha gjithashtu se "foshnja ka një motër 30-vjeçare"./Versus.al

 

Poll