AKTUALITET /

Plagosën me th*kë një 42 vjeçar, arrestohen dy vëllezërit në Shkodër (EMRAT)

Gjithçka ndodhi pas një sherri banal mes dy vëllezërve dhe personit që mbeti i plagosur.

Shkruar nga Versus

Plagosën me th*kë një 42 vjeçar, arrestohen dy

Shkodër- Policia ka arrestuar dy vëllezërit Bledar dhe Bujar Bylykbashi të cilët akuzohen se kanë plagosur me thikë dhe mjete të rënda 42 vjeçarin me iniciale B.B.

Pas një konflikti të ndodhur në lagjen “Tre heronjtë”, ëllezërit kanë goditur me sende të forta dhe me thikë 42 vjeçarin i cili aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa prokuroria e Shkodrës po heton për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll