MAGAZINË /

'Po i bëhen padrejtësi' , familjarët e Labinot Rexhës reagojnë ashpër ndaj produksionit të BBVK

Ata pretendojnë se Labit po i jepet më pak hapësirë dhe vlerësim krahasuar me banorë të tjerë, pavarësisht kontributit në shtëpi.

Shkruar nga Versus
'Po i bëhen padrejtësi' , familjarët e Labinot
Labinot Rexha

Familja e Labinot Rexhës ka reaguar ashpër në Instagram ndaj mënyrës se si, sipas tyre, po trajtohet këngëtari brenda Big Brother, duke folur për “padrejtësi” dhe tentativë për ta nxjerrë atë keq në sytë e publikut.

Ata pretendojnë se Labit po i jepet më pak hapësirë dhe vlerësim krahasuar me banorë të tjerë, pavarësisht kontributit në shtëpi.

Akuza për trajtim të pabarabartë

Në reagimin e tyre, ata theksojnë se disa banorë, si Ludo dhe Limi, kanë marrë nga tre dronë brenda pak javësh, ndërsa për Labin, në dy muaj, është pranuar vetëm një dron, megjithëse pretendohet se “20 drona janë gati” për të.

Sipas tyre, edhe në momentin kur u publikuan më të votuarit dhe më pak të votuarit, emrat nuk u lexuan për të mos e treguar Labin si një nga më të votuarit dhe “të fortët” e lojës.

Kritika ndaj produksionit dhe opinionistëve

Postimi akuzon produksionin dhe opinionistët për sulme të vazhdueshme ndaj këngëtarit, duke përmendur edhe përfshirjen e familjarëve të banorëve të tjerë në emision për ta vënë Labin në pozitë të vështirë. Si shembull përmendet rasti kur Arditi shfaqet duke thënë se Labi nuk duhet të marrë pjesë në një festë, ndonëse vetë Labi kishte deklaruar se do të shkonte vetëm për respekt dhe përshëndetje.

“Shfaqen vetëm momentet e këqija”

Sipas familjes, montazhet dhe përzgjedhja e materialit nga transmetimi fokusohen kryesisht te momentet konfliktuale të Labit, ndërsa nuk pasqyrohen mjaftueshëm anët pozitive si energjia, emocionet, këndimi, gatimi dhe kujdesi për shtëpinë. Ata shtrojnë pyetjen se “çfarë ju bëri Labi që e keni kaq inat”, duke lënë të nënkuptohet se arsyeja e vërtetë është frika nga një fitore e mundshme e tij, përballë të preferuarve të tjerë të produksionit.

Postimi i plotë i familjarëve të Labinot Rexhës:

"3 drona për Ludon që ka hyrë që një muaj - respekt e meriton.


3 drona për Limin që vetëm një javë ka hyrë - respekt e meriton.

Labit për dy muaj vetëm 1 dron.

Po pse për Labin nuk pranohen, kur 20 drona janë gati për të?


Kur ishin të gjithë në nominim, u thanë vetëm 3 më të votuarit dhe 3 më pak të votuarit.

Labi, Elijona dhe Londrimi ishin më të votuarit, ndërsa Shkurta, Jasmina dhe Toni më pak të votuarit, që sot janë jashtë.

Emrat nuk u përmendën, sepse nuk duan që Labi të dalë krenar dhe i fortë në lojë.


Nuk u mjafton sulmi nga produksioni dhe opinionistët, sjellin edhe dajën e banorit.

Nxjerrin Arditin duke thënë që Labi s'duhet të marrë pjesë në festë, edhe pse Labi tha se do vinte vetëm për respekt dhe përshëndetje.

Qëllimi i vetëm: ta nxjerrin Labin keq.Jemi lodhur që për Labin shfaqen vetëm momentet e këqija, kurrë ato të mirat.


Çfarë ju bëri Labi që e keni kaq inat? Apo pse e ndryshoi lojën me futjen e tij?

I dha energji shtëpisë, emocione, lot, këndoi, krijoi atmosferë.

Bëri debate me të gjithë, pa përjashtim, gatuajti, pastroi...A janë këto arsyet pse e keni inat? Apo arsyeja e vërtetë se frikësoheni nga fitorja e tij, sepse nuk e doni ju ose sepse i keni të preferuarit tuaj?". /Versus.al

 

Poll