
Ish-banori i Big Brother Vip Albania, Joz Marku ka organizuar në Instagram rubrikën ‘Më pyesni’ me ndjekësit.
Dhe sigurisht nuk kishte si të shpëtonte pyetjes për marrëdhënien e tij me Loredana Bratin, me të cilën krijoi një lidhje teksa të dy ishin pjesë e shtëpisë së BBVA.
Pyetja që ndjekësi i shtroi këngëtarit ishte:
Po me Loredanën ç’bëhet se nuk po marrim vesh asgjë.
Përgjigja që Jozi dha nuk ishte shumë e qartë.
Ai u shpreh se lidhja e tyre është si e të gjithë çifteve, herë zihen, herë pajtohen, duke mos dhënë një përgjigjje të saktë nëse lidhja mes tyre vazhdon.
Në vazhdën e pytejve në lidhje me marrëdhëniet në çift, këngëtari u pyet dhe se si mund të harrojmë ish-in.
'Duke dashtë veten’ u përgjgj ish-banori i Big Brother Vip./Versus.al







