Zyrtarisht ende nuk dihet se cili është super ylli që do të festojë ditëlindjen në një park arkeologjik me 500 të ftuar. Gojët janë “vulosur” mbi identitetin e yllit ndërkombëtar që mori me qira Teatro Grande të Parkut Arkeologjik të Pompeit në 16 gusht për të festuar ditëlindjen. Por të gjitha “shenjat” të çojnë te Madona.
Po, sepse Louis Veronica Ciçone është i vetmi yll muzikor i lindur më 16 gusht dhe prania e të cilit është paralajmëruar në Gjirin e Napolit për të njëjtën datë. Mes fansave, banorëve dhe turistëve në Pompei nuk flitet për asgjë tjetër veç menusë dhe të ftuarve. Lajmi i zbuluar për momentin është se do të jenë 500 të ftuar dhe se shefa kuzhine me yje Michelin do të gatuajnë në darkën VIP.
Është e vërtetë që 16 gushti është një ditë e plotë pushimi verore, por dihet që fansat më të zjarrtë nuk shkojnë kurrë me pushime. Festa do të jetë rreptësisht private. Por shumë mund të grumbullohen në hyrjet jashtë Parkut arkeologjik për të parë Madonën në ndonjë lloj mënyre duke i fikur 66 qirinjtë.







