PSG ka kaluar tutje nga faza e grupeve në Kupën e Botës për Klube, duke mposhtur Seattle Sounders me rezultat 2-0. Atletico Madridi edhe pse fitoi ndaj Botafogos me rezultat 1-0, nuk arriti të kalojë tutje.
Kampionët e Francës dominuan takimin dhe treguan efikasitet në sulm. Goli i parë erdhi në mënyrë jo të zakonshme. Khvicha Kvaratskhelia i dha epërsinë PSG-së duke shënuar me një pjesë të pazakontë të trupit, pasi topi i devijua në shpinën e tij, duke befasuar mbrojtjen amerikane dhe portierin.
Ndërsa Achraf Hakimi vulosi fitoren me një goditje precize brenda zonës që përfundoi në cepin e djathtë të portës për 2-0.
Në ndeshjen tjetër, Atletico Madridi regjistroi një fitore të ngushtë ndaj Botafogos me rezultat 1-0.
Antoine Griezmann ishte vendimtar, duke realizuar një gol të bukur pas një pasimi të ulët që depërtoi mbrojtjen kundërshtare. Ai dërgoi topin në të djathtën e portës dhe i dha shpresë ekipit të tij.
Pavarësisht kësaj, fitorja nuk ishte e mjaftueshme për skuadrën e Diego Simeones. Pavarësisht se Atletico Madridi e përfundoi grupin me gjashtë pikë njësoj si PSG dhe Botafogo, humbja e thellë 4-0 ndaj parisienëve në ndeshjen e mëparshme i kushtoi vendin e dytë në grup, për shkak të golaverazhit më të dobët. Versus.al







