
Transgjinorja Amber Candy, make up artist dhe Fashion Designer, ka arritur të bëjë përshtypje që në momentet e para të hyrjes së saj në shtëpi e Big Brother Vip Albania.
Me energjinë e saj, Amber ka sjellë dinamika të reja, duke u bërë një nga personazhet më të komentuar të spektaklit.
Por kurioziteti për jetën e saj dhe historinë e saj personale po rritet vazhdimisht, duke u reflektuar edhe në aktivitetin e saj në rrjetet sociale.
Sot, janë publikuar disa fotografi nga e kaluara e Amber, para se ajo të fillonte procesin e ndryshimit të gjinisë, çka ka shkaktuar një valë reagimesh nga ndjekësit.
Në klipin e saj prezantues, banorja tha se i bashkohet Big Brother VIP 4 në një moment udhëkryqi në jetën e saj.
“Tani jam në një moment pause, në një udhëkryq që dua të marr një drejtim sërish të jetës time. Unë vërtetë linda mashkull, por linda në një trup të gabuar. Kjo më bëri që të ndryshoja në femër. Njeriu nuk mund të rrojë i shtirur gjithë jetën e tij. Pishmani më i madh që kam është që, pse nuk e bëra më përpara.
Njeriu nuk mund të jetojë për të tjerët sepse mbi të gjitha nuk mund të jetë i lumtur. Ajo që nuk do të bëja në Big Brother është që nuk do të zhvishesha. Jo se nuk kam një trup të bukur, por ma ka lënë porosi mami”– tha Amber./Versus.al







