
Eva Alikaj ka rrëfyer disa nga të pathëna e komedisë Pallati 176 ku ajo luante dhe një nga personazhet kryesore Elsën.
E ftuar në ‘Top Arena’ Alikaj tregoi se rolin e saj në fakt donte ta merrte një tjetër aktore e njohur Rajmonda Bulku dhe se ishte roli ishte I varfër po ishte ajo që i dha shpirtin.
“Kam dëgjuar më vonë që rolin tim në ‘Pallatin 176’ donte që ta merrte Rajmonda Bulku. Ndoshta dëshironte autorja që t’ja jepte rolin por nuk e di kush nguli këmbë dhe ma dhanë mua.
Unë e qava, nuk e bën njeri si unë. Roli ishte i varfër në fakt, isha unë aty që i dhashë shpirtim tim dhe ngeli aty derisa doli Elsa.”-tregoi Eva Alikaj.








